Përfundon numërimi në Berat, si ndahen mandatet

Qarku i Beratit ka përfunduar procesin e numërimit të votave. Në këtë qark Partia Socialiste është ajo që kryeson duke siguruar 5 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 2 mandate.

E përkthyer në vota PS ka marrë 42355 vota, ose 57.91%. Ndërsa PD-AN ka marrë 23038 vota, ose 31.52%.

Në këtë qark në total ishin 277 kuti votimi, ndërsa numri total i zgjedhësve në listë është 183119. Sa i përket votave të pavlefshme, sipas KQZ, ato janë 5292.

Marketing
Marketing