Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Feronikeli – Arbëria, ky është rezultati

15:47 | 27 Prill 2021

Marketing

Sot (e martë) është duke u zhvilluar ndeshja mes Feronikelit dhe Arbërisë, e vlefshme për xhiron e 31-të në Superligën Evropiane.

Dy skuadrat që janë duke ‘luftuar’ për mbijetesë, kanë mbyllur pjesën e parë me rezultat 0 – 0, shkruan lajmi.net.

Feronikeli ishte shumë më kërkues në pjesën e parë, duke pasur më shumë gjuajtje në portë, por nuk i konkretizuan.

Lojtarët gjithashtu protestuan për një penallti, por kështu nuk mendoi arbitri kryesor.

Ndërkohë, Arbëria provoi përmes kundëraksioneve, mirëpo ishin të pasuksesshëm.

Mbetet të shihet nëse do këtë fitues në këtë përballje gjatë pjesës së dytë./Lajmi.net/

Marketing