Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes të Francës dhe Marokut, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Pas 45 minutave rezultati është 1-0 për “Gjelat”.
Golin e pjesës së parë e shënoi Theo Hernandez, pas një tollovie në zonën e marokienëve.
Në përgjithësi Franca ishte më dominuese, teksa Maroku tentoi të sulmonte përmes kundërsulmeve.
Rasti më i mirë për afrikanët ishte në limitet e pjesës së parë, kur Yanick qëlloi shtyllën, pas një goditjeje nga këndi.