Përfundon takimi te Presidenti,nuk ka marëveshje për zgjedhjet

Me ftesë të Presidentit Stevo Pendarovski, u mbajt një takim sonte në “Villa Vodno” me drejtuesit e LSDM-së, Zoran Zaev dhe VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.Në kumtesën e presidencës, thuhet se në takim u diskutuan aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor, me të dy palët duke ofruar argumente në mbështetje të pozicioneve të tyre.Në mbledhje nuk u arrit asnjë marrëveshje për të caktuar një datë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Të dy udhëheqësit ranë dakord të vazhdojnë komunikimin me njëri-tjetrin.

Marketing

 

 

Marketing