Ballina Lajme Maqedoni Përgëzime nga Katrugalos për Pendarovskin për kryerjen e suksesshme të funksionit

Përgëzime nga Katrugalos për Pendarovskin për kryerjen e suksesshme të funksionit

Përgëzimet e kreut shtetëror grek për kryerjen e suksesshme të detyrave në klimën e re dhe pozitive të krijuar me Marrëveshjen e Prespës ia ka transmetuar ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, presidentit të ri, Stevo Pendarovski, siç publikoi vetë Jorgos Katrugalos në profilin e tij në Tuiter, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

“Presidentit të parë të Maqedonisë së Veriut, zotit Pendarovski ia kam transmetuar dëshirat e udhëheqësisë shtetërore dhe politike të vendit tonë për kryerjen e suksesshme të detyrave të tij në klimën e re pozitive të krijuar me Marrëveshjen e Prespës”, shkroi Katrugalos në Tuiter dhe publikoi fotografi me presidentin Pendarovski.

Exit mobile version