Ballina Sport “Përhajr”, Embolo uron Xhakën në gjuhën shqipe

“Përhajr”, Embolo uron Xhakën në gjuhën shqipe

Embolo ia bën Granit Xhakës një urim special në gjuhën shqipe.

Marketing

Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër pasi 2022-shi ishte një vit fantastik për të.

Futbollisti kosovar mori mijëra urime nga personalitete të ndryshme.

Gjithashtu, mesfushorin kualitativ e uruan edhe shokët e Kombëtares së Zvicrës.

Prej tyre, një urim special ia dha bashkëlojtari i tij tek “Helvetikët”, sulmuesi Breel Donald Embolo.

Futbollisti me prejardhje nga Kameruni i shkroi Xhakës në Instagram në gjuhën shqipe “perhaj” (për hajr), siç mund ta shihni edhe në këtë fotografi, ndërsa komentit ia përcolli edhe disa figura në formë të zemrës.

Exit mobile version