Përhapet me shpejtësi, OBSH: Omicron shkakton simptoma mesatare

Varianti i Omicron i COVID-19 ka rritur ndjeshëm infektimet në të gjtihë botën, por sipas autoriteteve shëndetësore simptomat nuk janë të rënda.

Marketing

Zyrtari të OBSH-së Abdi Mahamoud thekson se Omicron shkakton simptoma më të lehta dhe prek rrugët e sipërme të frymëmarrjes, në krahasim me variantet e tjera që prekin mushkëritë.

Por, aftësia e Omicron për tu përhapur ka rritur frikën se varianti mund të bëhet dominues në shumë shtete brenda disa javësh, duke përbërë një rrezik për vendet me norma të ulëta të vaksinimit.

I pyetur nëse do të ketë nevojë për një vaksinë të re për shkak të Omicron, Mahamoud tha se është ende shumë herët për të kuptuar nëse nevojitet një vaksine e re, teksa theksoi se vendimi kërkon koordinim global dhe nuk duhet t’i lihet sektorit tregtar që të vendosë i vetëm.

Marketing