Peripecitë e tetovares që kishte ardhur nga Zvicra për pushime (VIDEO)

Merdina Ameti, banore e Tetovës diku rreth 20 orë ka qëndruar në burgun e Idrizovës për shkak se ka patur një urdhër arrest ndaj saj për mos pagesë të një dënimi në Gjykatën e Strugës.

Marketing

Ajo është arrestuar në pikën kufitare në Jazhincë në bazë të urdhërarrestit, kurse më pas është transferuar në burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit.

Por Medina thotë se arrestimi I saj është I padrejtë sepse dënimin e ka paguar dhe akuzon institucionet për neglizhencë. Ajo është lëshuar pasi që ka patur me vete kopjet për pagesë të dënimit në kohë.

Lajmin për Televizionin Koha e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Brendëshme e Maqedonisë e cila sqaron se ka patur një urdhër arresti ndaj saj për mospagesë të dënimit. Përmes avokatit Merdina thotë se do të këkrojë dëmshpërblim.

Marketing