Përjashtohet përjetë basketbollisti shqiptar që rrahu gjyqtarin

FBSH ka marrë vendim të rëndësishëm për basketbollistin e Tiranës, Bruno Deliu, i cili grushtoi gjyqtarin.
Federata Shqiptare e Basketbollit vendosi të përjashtojë përjetë basketbollistin e Tiranës, Bruno Deliu. Përveç dënimit nga Komisioni i Disiplinës, basketbollisti rrezikon të dënohet edhe me burg.

Marketing

Deliu dhunoi barabarisht gjyqtarin Jurgen Muhon, gjatë ndeshjes Tirana-Teuta, që u luajt ditën e shtunë.
Daliu nuk ishte dakord me një vendim të gjyqtarit dhe humbi toruan duke lëshuar grushte mbi Muhon, i cili përfundoi i gjakosur dhe i shtrirë në tokë.

Pas këtij incidenti skandaloz, basketbollisti 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit.

Marketing