Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Mbretëreshës Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II është nën mbikëqyrjen mjekësore në Balmoral pasi mjekët u shqetësuan për shëndetin e saj.

Marketing

“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”, thuhet në njoftimin e Buckingham Palace.

Familja e saj e ngushtë janë të informuar mbi gjendjen e Mbretëreshës.

Njoftimi vjen pasi Mbretëresha 96 vjeç u tërhoq nga Këshilli virtual Privy të mërkurën, me mjekët që e këshilluan atë të pushonte.

Вратете го видот на која било возраст со овој метод…не се потребни операции !!!
Kryeministrja e vendit, Liz Truss tha se i gjithë vendi është i shqetësuar nga lajmi.

“Mendimet e mia dhe mendimet e njerëzve në gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë me Mbretëreshën dhe familjen e saj”, ka thënë Truss./