Përkeqësohet situata me Kovid-19, masa të mundshme të reja restriktive

epa08419175 At the Cotugno hospital in Naples, the stages of preparation for the collection of plasma. Among the first people to be recruited for the experimentation, the doctors who in the same departments, now reclaimed, treating the sick have contracted the coronavirus, Naples, Italy, 13 May 2020. EPA-EFE/CIRO FUSCO

ituata me Kovid-19 bëhet gjithnjë e më keq. Në nivel ditor rritet numri i të infektuarve, ndërsa sipas kompetentëve arsyeja e parë për këtë është mosrespektimi i masave. Pikërisht për këtë, është e mundur vendosje e restriksioneve të reja, ndërsa më pak mendohet për mbajtje të detyrueshme të maskave në ambient të hapur, kufizim të numrit të personave në disa vende, por edhe kontrolle të përforcuara dhe dënime.

Marketing

Arsyeja kryesore për rritjen e numrit, sipas analizave të kompetentëve, ka të bëjë me mosrespektimin e masave dhe kjo para së gjithash grupim, tubime familjare, ahengje dhe dasma të cilat janë të ndaluara dhe ngjarje të ngjashme, por edhe në përgjithësi relaksim i qytetarëve.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se këto ditë do të informojnë për masat e reja që planifikohen në pajtim me strategjinë e cila është zhvilluar nga Komisioni për sëmundje infektive.

Mbajtja e obligueshme e maskës edhe në ambient të hapur, kufizimi i numrit të personave nëpër tavolina në objektet hotelierike, kufizimi i numrit të personave për grupim në përgjithësi, kontrolli i fuqishëm dhe dënime për festat familjare në ambiente të mbyllura, protokoll të saktë për punë të objekteve hotelierike në ambient të mbyllur, gjegjësisht për numrin e vizitorëve, distancën e uljes, uljen e eventuale të kapacitetit në transportin publik janë pjesë e masave të cilat shqyrtohen.

Karantinën, sqaroi ministri, nuk e planifikojnë dhe shpresojnë se nuk do të arrijmë deri aty dhe prandaj masat janë më të buta.

Të gjitha inspektoratet dhe institucionet të cilat janë të obligueshme për zbatimin e masave do të punojnë intensivisht.

Sipas Filipçes. absolutisht e papranueshme, përkundër të gjitha paralajmërimeve për seriozitetin e kësaj periudhe të mos respektohen masat, është gjithashtu e papranueshme në biznes, ndërsa posaçërisht në hotelieri.

“T’i respektojmë masat dhe të mos lejojmë që të mbushen spitalet. Mosrespektimi i masave do të thotë punonjës të ngarkuar dhe të lodhur shëndetësorë të cilët për shkak të numrit të rritur të pacientëve nuk do të mund të ofrojnë kujdes dhe ndihmë adekuate. T’i respektojmë masat. sepse kjo do të thotë njëkohësisht edhe respekt ndaj punonjësve shëndetësorë”, porositi dje ministri i Shëndetësisë në konferencën për shtyp.

Sqaroi se edhe pse për momentin kapaciteti i përgjithshëm i spitaleve është në gjendje shumë të mirë, një prej rreziqeve më të mëdha ishte dhe mbetet presioni ndaj sistemit shëndetësor. Të vetëdijshëm më shumë se sigurt do të përballemi me valën e vjeshtës, potencoi, që në fillim të verës e përgatisim sistemin shëndetësor, i rrisim kapacitetet në spitale, funksionon sistemi i rotacionit të mjekëve dhe infermiereve.

Edhe krahas rreziqeve të mundshme, megjithatë mbetet rekomandimi që shkollat të fillojnë me punë. Për qëndrimin ditor, priten numrat përfundimtarë nga MASH-i.

“Deri më tani ngelet rekomandimi se shkollat mund të fillojnë me punë. Nëse e ndjekim funksionimin e kopshteve, çdo ditë praktikisht i ndjekim numrat e mini ngjarjeve epidemiologjike lidhur me paraqitjen e mini klasterëve në kuadër të komunave të ndryshme që në këtë kuptim të mund të intervenojmë ose edhe të japim ndonjë rekomandim të targetuar në ndonjë pjesë të caktuar të vendit. Do të thotë, jo në territorin e të gjithë vendit edhe atë jo vetëm në bazë të numrit por edhe në bazë të të dhënave epidemiologjike, gjegjësisht se si këta njerëz janë infektuar, kush janë kontaktet etj.”, tha Filipçe.

Kovid-19 është më i pranishëm tek popullata e aftë për punë, ndërsa numri më i madh i të infektuarve kanë mbi moshën 60 vjeçare.

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsej 88 raste të të infektuarve me Kovid-19, nga gjithsej 1.618 testime.

Numri i përgjithshëm i kovid të diagnostifikuarve në vendin tonë nga fillimi i pandemisë arrin 16.867. Janë shëruar gjithsej 14.084, ndërsa 705 pacientë e kanë humbur jetën. Për momentin, numri i rasteve aktive në vend arrin 2.078, më shumë në Shkup 564, në Kumanovë 215, Tetovë 134 dhe në Prilep 119.