Përkrahje e fuqishme për Lëvizjen e re politike edhe nga qyteti i Tetovës

Çdo ditë e më tepër shohim përkrahje publike nga kuadro të ri, të pastër dhe profesional për Lëvizjen e re politike të cilën ditë më parë e paralajmëroi Izet Mexhiti dhe bashkëpunëtorët e tij.
Një përkrahje e këtillë e fuqishme sot erdhi nga Fejsal Beadini nga Tetova përndryshe magjistër i shekncave politike dhe bashkëpunëtor i afërt i Muhamet Ametit, njëherit i punësuar në Komunën e Tetovës.
Mes tjerash në profilin e tij të fb Fejsal Beadini theksoi:”Politika në kuptimin e gjerë të fjalës, percaktohet si aktivitet përmes të cilit njerëzit krijojnë, ruajnë dhe modifikojnë ligjet e përgjithshme mbi të cilat bazohen shoqëritë e tyre, në funksion të zhvillimit dhe prosperimit. Politika poashtu perkufizohet edhe si art qe bazohet ne te miren dhe te bukuren, kur me te udheheqin njerezit e dalluar dhe te deshmuar te shoqerisë, andaj është koha që tani e tutje e më tepër se kurrë te jem pjesë e #LevizjesDemokratike me te cilen do te udhëheq z.Izet Mexhiti, sinonim i suksesit, zeri mbeshtetes i popullit ne pergjithesi e aktivistit ne veçanti! Urime e na priftë e mbara!”

Marketing