Përkujtimi i Shën Kirilit dhe Metodit në Plaoshnik të Ohrit

Kryeministri Kovaçevski tha se askush nuk mund të kundërshtojë më gjuhën dhe identitetin maqedonas. Siç tha ai në manifestimin në Plaoshnik, maqedonishtja është në nivelin e njëjtë me të gjitha gjuhët e tjera që fliten në Bashkimin Evropian, tha Dimitar Kovaçevski-kryeministër.

Marketing

„…Në gjuhën maqedonase, në tokën maqedonase, në këtë shtet maqedonas gjithmonë është folur dhe shkruar. Edhe sot flitet dhe shkruhet. Dhe do të shkruhet dhe flitet përgjithmonë.”

Kryeministri theksoi firmosjen e marrëveshjes me Agjencinë Evropiane të Mbrojtjes së Kufirit FRONTEX.

„…“Ne morëm vendime të vështira, të guximshme shtetërore, që së pari siguruan kufijtë tanë territorialë përmes anëtarësimit në NATO, dhe më pas forcuan dhe mbrojtën gjuhën dhe identitetin tonë përmes fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian vitin e kaluar”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.

Përmes një video, festën e sotme në maqedonisht e uroi edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Në frymën e shoqërisë multietnike në të cilën jetojmë së bashku, le të kujtojmë këtë ditë të rëndësishme që ne së bashku marrim përsipër detyrimin për të ruajtur, ushqyer dhe promovuar artikulimin ndërkombëtar në gjuhën maqedonase në të njëjtën mënyrë siç bëjmë për specifikat e identitetit maqedonas,” deklaroi Ali Ahmeti, Kryetari i BDI

Në Ohër u mbajtën dy festa të veçanta për 24 majin. Njëri i organizuar nga Qeveria dhe tjetri nga komuna dhe VMRO-DPMNE.