Sot pasdite në Saraj të Shkupit ka pasur një përleshje me armë zjarri , ku si pasojë është plagosur personi N.Z nga fshati Arnaqia.
“Sot rreth orës 15:00 personi N.Z. nga fshati Arnaqi i Sarajit ka raportuar në polici se në hyrje të lokalit, drejt tij ka gjuajtur me armë zjarri personi XH.J nga fshati Bukoviq, prej ku ka mbetur i plagosur vetë personi XH.J. i cili është transferuar në spitalin “8 shtatori” Ndërsa personi XH.J. së bashku me personin E.J janë arratisur në drejtim të Sarajit”, njoftojnë nga MPB.