Përmbaruesit prej sot vazhdojnë me aktivitetet e rregullta

Prej sot përmbaruesit vazhdojnë me aktivitetet e rregullta pasi skadoi vlefshmëria e Dekretit, me të cilin ishte paraparë 30 ditë pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme të fillojë zbatimi i plotë i Ligjit për përmbarim.

Marketing

Konform Dekretit të fundit me fuqi ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për përmbarim, vlefshmëria e Dekretit, siç thonë nga Oda, është edhe 30 ditë pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme e cila përfundoi më 23.06.2020, që do të thotë se prej sot vazhdon zbatim i plotë i Ligjit për përmbarim.

Deri në mars, siç informojnë nga Banka Popullore e RMV-së janë bllokuar 229.314 llogari të transaksionit, ndërsa 39.131 janë të firmave.

Numri i përgjithshëm i depozituesve të bllokuar sipas të dhënave të publikuara është 106.723, prej të cilave 26.000 janë kompani, ndërsa 80.000 janë persona fizikë.