Përmbushet kërkesa e avokatit të Veselit, Ministria e Drejtësisë cakton pikë kontakti për krerët e UÇK-së

Në konferencën e fundit statutore, mbrojtja e Kadri Veselit ka kërkuar caktimin e një përfaqësuesi brenda Qeverisë së Kosovës i cili do të shërbente si pikë kontakti për të përshpejtuar kërkesat e mbrojtjes për ndihmë dhe informacion.

Marketing

Sipas mbrojtjes, ky përfaqësues do të ishte i dobishëm në veçanti tani kur po afrohet fillimi i gjykimit.

E në lidhje me këtë çështje, është arritur pajtueshmëria edhe nga Ministria e Drejtësisë, shkruan lajmi.net.

Në një shkresë të cilën e ka parë lajmi.net, thuhet se MD ka treguar dakordësinë e saj lidhur me propozimin si dhe ka përcjellur detajet e pikave të caktuara.

“Ministria e Drejtësisë e Kosovës tregoi dakordësinë e saj me propozimin dhe përcolli detajet e pikave të caktuara fokale. Informacioni përkatës jepet në Aneksin 2”, thuhet në shkresë.

Marketing