Ballina Showbiz Përmbyset nga uji me baltë rezidenca milionëshe e George Clooney-t

Përmbyset nga uji me baltë rezidenca milionëshe e George Clooney-t

Rezidenca milionë dollarëshe e aktorit të njohur është përmbysur nga uji.

Rruga automobilistike e aktorit hollivudian u përmbyt dhe kopshti i tij, duke përfshirë një fushë tenisi, ishin zhytur në ujë me baltë, shkruan The Sun.

Clooney, 59 vjeç, ka shpenzuar miliona në pronën e cila ndodhet në pranë brigjeve të lumit ‘Thames’ në Berkshire, ku ai jeton me gruan e tij avokate Amal, 43 vjeçe.

Marketing

Aty pranë, përmbytjet kanë shkaktuar mjerim edhe për të famshme Debbie McGee, 62 vjeçe.

Shtëpia e saj u pa e rrethuar me ujë nga përmbytja dje, duke e bërë gati të pamundur afrimin nga rruga.

Reshjet e mëdha të shiut kanë vështirësuar qarkullimin e veturave, të cilat janë detyruar të kalojnë nëpër rrugët e përmbytura në Mountsorrel, Leics.

Me një problem të tillë po përballen shumë persona që jetojnë në Londër dhe vendet përreth, për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut.

Exit mobile version