Përmbytet varka në brigjet e Sirisë, 71 emigrantë humbën jetën

Trupat e 71 emigrantëve janë gjetur pasi varka me të cilën po udhëtonin u mbyt në brigjet e Sirisë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i shëndetësisë së Sirisë.

Marketing

BBC shkruan se njëzet të mbijetuar po trajtohen në një spital në qytetin sirian të Tartus.

Zyrtarët thanë se shtetas libanezë, sirianë dhe palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, besohet të jenë në mesin e 120-150 personave që ishin në bord kur varka u fundos të enjten.

Sipas zyrtarëve, varka ishte nisur nga Minyeh, një qytet pranë qytetit port libanez të Tripolit drejt Europës, kur u fundos.

Sakaq, enden nuk dihet se çfarë e shkaktoi aksidentin, ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët , Libani pret rreth 1.5 milionë refugjatë sirianë dhe pothuajse 14,000 nga vende të tjera. Ai pret numrin më të madh të refugjatëve për frymë në botë.

Marketing