Përmbytjet në Itali, rrëzohet një helikopter që po shkonte në ndihmë banorëve

Vijon alarmi i kuq për përmbytjet dhe motin e keq në Emilia Romagna në Itali, teksa kryeministrja Giorgia Meloni, pritet të mbërrijë të dielën për të vizituar zonat e prekura nga shiu dhe përmbytjet.

Marketing

Sot raportohet se një helikopter është rrëzuar në Belricetto di Lugo, në provincën e Ravenës, ku ishte i përfshirë në një ndërhyrje për prishje të linjave të energjisë elektrike të shkaktuara nga moti i keq.

Sipas njoftimeve, katër persona kanë qenë në bord, tre nga të cilët nuk u lënduan nga aksidenti, ndërsa njëri prej tyre u plagos.

Në provincën e Ravenës, mbi 16% e zonës komunale u evakuuan dhe mbi 36,000 njerëz në të gjithë rajonin janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Erëra të forta u regjistruan në Kalabri, ku një burrë u vra nga një pemë që u rrëzua teksa ecte me qenin e tij.

Në takimin e G7 në Hiroshima, shumë liderë shprehën solidaritetin e tyre me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Joe Biden gjithashtu i shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen e tij Melonit. Ndërkohë, mbrojtja civile është vënë në lëvizje edhe në Piemonte dhe kryebashkiakët po përgatiten të përballen me urgjencën.

Marketing