Enti Shtetëror për Statistikë informon se vazhdon regjistrimi i diasporës së Maqedonisë së Veriut. Nga atje theksojnë se brenda një dite janë regjistruar 7.102 shtetas të Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë vendit. Ndërkaq deri më tani numri i përgjithshëm i të vetë-regjistruarve ka arritur 137.111.
“I ftojmë të gjithë mërgimtarët tanë të shfrytëzojnë rastin dhe t’u përgjigjen pyetjeve në aplikacion. Për çdo paqartësi në lidhje me metodologjinë e regjistrimit ose ndonjë problem teknik, Enti Shtetëror për Statistika është në dispozicion të tyre me linjat e hapura të komunikimit në dispozicion në faqen e internetit Popis2021.stat.gov.mk”, thonë nga Enti Shtetëror për Statistikë.
Kujtojmë që regjistrimi i popullsisë ka filluar më 1 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill.