Përmirësohet ndjeshëm bilanci i pandemisë në Itali

Kurba në Italia vijon rënien e saj si me numrin e viktimave dhe me atë të rasteve të reja dhe shtrimeve në spital.

Marketing

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 179 viktima nga koronavirusi për një total prej 30 739.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 744 raste të reja pozitiv me Covid-19 për një total prej 219 814 që nga fillimi i pandemisë. Kjo është rritja më e ulët e rasteve të reja që prej 4 marsit.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1401 kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 106 587

Në terapi intensive ndodhen aktualisht më pak se 1000 pacientë.

Marketing