Ballina Lajme Rajon Përplasen “kokë më kokë” metrobusët në Stamboll, 25 të lënduar (VIDEO)

Përplasen “kokë më kokë” metrobusët në Stamboll, 25 të lënduar (VIDEO)

Një incident është shënuar në Stamboll ditën e sotme. Mediat lokale shkruajnë se dy metrobusë janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar minimalisht 25 të lënduar.

Marketing

Ende nuk bëhet e ditur situata apo gjendje e të lënduarve. Është ende e paqartë dhe se si ka ndodhur aksidenti në fjalë, shkruajnë mediat.

Aktualisht, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe të lënduarit janë dërguar për në spital, sipas mediave, shumica prej tyre, janë jashtë rrezikut për jetën dhe me lëndime të lehta trupore.

Aksidenti ka ‘paralizuar’ përkohësisht ofrimin e shërbimit, duke bërë që qytetarët, të zgjedhin rrugë alternative transporti.

Marketing
Exit mobile version