Ballina Lajme Botë Përplaset autobusi, 29 persona të vdekur deri tani

Përplaset autobusi, 29 persona të vdekur deri tani

Një autobus është përplasur në veri të Indisë duke lënë 29 të vdekur.

Marketing

Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës dhe raportohet se autobusi po ecte me shpejtësi.

Zëdhënësi i qeverisë, Awanish Awasthi tha se shumica e udhëtarëve po flinin kur aksidenti ndodhi në autostradën Yamuna në afërsi të Agrës.

Autobusi po udhëtonte drejt New Delhi. Ai u përplas me bordurën e autostradës dhe ra në një kanal.

Ndërsa të paktën 18 pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nuk dihet ende nëse shoferi është mes të vdekurve.

Shkaku i aksidentit po hetohet nga autoritetet.

India ka rrugët më vdekjeprurëse në botë, me rreth 150,000 të vrarë dhe 470,000 të plagosur çdo vit.

Exit mobile version