Përplaset makina e ministrit të Kulturës

Një makinë e tipit Pasat, pronë e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e cila i përket Ministrisë së Kulturës, është aksidentuar sot rreth orës 17:00 në aksin rrugor Tetovë -Gostivar, në afërsi të pikë pagesës së Tetovës. Sipas informative të para të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës, në këtë aksident mes makinës në fjalë dhe një kamioni me targa të Gostivarit, nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa është bërë vetëm dëm material.

Marketing

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë nga të dy vozitësit, por meqë kanë lëvizur me shpejtësi të vogël, është shkaktuar vetëm dem i vogël material.

Ekipet e sektorit për punë të brendshme për momentin duke kryer hetimet, për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.