Përplasja në Larisa/ Historia e trishë e 26-vjeçarit, do të propozonte të dashurën për martesë

Tragjedia e Larisës la pas dhe shumë rrëfime që dëshmojnë dhimbje dhe dëshpërim. Një nga viktimat e përplasjes kishte plane të mëdha për jetën, por fundi do të ishte tragjik.

Marketing

Dimitris Aslanidis ishte 26 vjeç dhe ditën e tragjedisë fatale ishte nisur në Athinë për të propozuar të dashurën e tij për martesë. I pikëlluar nga dhimbja, babi i tij shprehet se të birit iu prenë krahët në një moshë shumë të re.

Trupi i viktimës nuk është gjendur ende ndërsa pritet testi i ADN. Familja është në pritje të identifikimit të trupit në mënyrë që të mund të kenë një varr për djalin e tyre.

Përtej dhimbjes së madhe, babai i 26-vjeçarit thekson se do t’i shkojë deri në fund çështjes. Ai shprehet se përgjegjësia nuk do të mbetet vetëm tek të arrestuarit deri më tanishëm, por edhe në rang politik.

“Cili nga politikanët do të shkojë në burg për të gjitha këto veprime tragjike, kriminale, vrasëse. Nuk duam të përsëritet një çështje si Mati”, tha avokati i tij Andreas Theodoropoulos.

Numri i viktimave nga aksidenti ka arritur në 57. Disa prej viktimave janë përcjellë për në banesën e fundit. Për disa të tjerë po punohet që të mund të identifikohen.