Përplasja Thaçi-Quni: Je tutë në luftë pse po tutesh tash – Mos shpif se i shkoj deri në fund kësaj pune

Ka eskaluar komplet dëshmia e presidentit Hashim Thaçi në komisionin hetimor për gylenistët. Debat i nxehtë po zhvillohet brenda këtij ambienti, i cili është personalizuar totalisht nga presidenti dhe deputetët e komisionit që po i qëndrojnë përballë, shkruan Gazeta Blic.

Marketing

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i ka thënë presidentit Thaci, se të gjitha faktet dërgojnë tek ai për deportimin e gylenistëve.

“Të gjitha adresat dërgojnë tek ju që keni dhënë urdhër”.

“Kjo është shpifje. Kjo është shpifje”, ia ktheu Thaci

“Ti je tutë në luftë, sdi pse po tutesh në paqe”, i tha Quni, presidentit Thaci.

“Frikacakë dihet kush ka qenë. Dije që jam duke të kursyer. Kush e ka mbajtë një këmbë në Shqipëri e kush brenda e dinë krejt.