Përplasje mes Xhaferit dhe Zekirit, pasi dështoi seanca për heqjen e imunitetit të Veljanovskit (VIDEO)

Kuvendi i Maqedonisë Veriore mbrëmë nuk arriti që ti heq imunitetin deputetit Trajko Veljanovski, i dyshuar për organizimin e ndërhyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill të 2017. Kjo dështoi pasi që në minutat e fundit kur duhej të hidhej në votim u ndërpre seanca nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, informon INA. Mirëpo kjo ka nxitur një reagim të ashpër të deputetëve të LSDM, sidomos deputetit dhe nënkryetarit të saj, Muhamed Zekiri. Pamjet nga seanca e Kuvendit nxjerrin në sipërfaqe reagimin e ashpër të Zekirit ndaj Xhaferit, ku ka pasur përplasje verbale me tone të ngritura. Në këtë debat janë përfshirë edhe deputetë të tjerë të LSDM.

Marketing

Seanca filloi në atmosferë të tensionuar në ora 21.00, ku pasuan debate mes deputetëve të VMRO-DPMNE dhe kryeparlamentarit Xhaferi. Deputetët numëronin minutat për to votuar, pasi në mesnatë përfundoi afati prej tri ditëve i procedurës së heqjes së imunitetit. Deputetët përmes kërkesave të tyre për pushime dhe konsulta arritën që të shtyejnë seancën dhe të mos ndodhë votimi, pasi që kryeparlamentari Xhaferi ndërpreu seancën 15 minuta para mesnate, me insistimin e vazhdueshëm të deputetëve të VMRO-DPMNE. Më pas koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski kërkoi fjalën dhe në kohën e fjalimit të tij skadoi afati për votim.

Ish-kryeparlamentari Trajko Veljanovski nuk ishte i pranishëm në seancë. Ai tani për tani është i lire dhe ditëve të ardhshme nuk do të thirret në bisedë nga ana e gjykatës për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit, ku ai akuzohet si organizator bashkë me 4 persona të tjerë, mes tyre edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Por megjithatë ka hapësirë ligjore që procedura për heqjen e imunitetit të përsëritet nga fillimi.