Përplasje në LSDM-në e Kumanovës, Oliver Spasovski e “eliminon” Maksim Dimitrievskin

Kryetari aktual i Kumanovës Maksim Dimitrievski dhe kryetarja e Këshillit, Atina Murgashanska, janë eliminuar nga kandidimi për anëtarë të rinj të Këshillit Qendror të LSDM-së, njoftojnë mediumet lokale në gjuhën maqedonase.

Marketing

Burime brenda partiake në LSDM kanë thënë se të dielën në konferencën komunale gjatë votimit të kandidatëve të rinj janë “eliminuar” edhe njerëz tjerë të afërt me Dimitrievskin dhe Murgashanskën.

Sipas atyre burimeve, kanë kaluar Oliver Spasovski (ministër aktual i punëve të brendshme, deputetët Martin Kostovski dhe Lidija Tasevska si dhe kandidatë tjerë të afërt me Spasovskin dhe Kostovskin, transmeton gazeta Lajm.

Gjatë konferencës ka pasur debat të nxehtë mes delegatëve, kurse anëtarët e afërt me Maksim Dimitrievskin dhe Murgashanskën, kanë akuzuar se është shkelur statuti dhe rregullorja partiake.

Ata kanë akuzuar kryetarin aktual të degës, Martin Kostovski, se “e ka privatizuar” degën partiake të LSDM-së në Kumanovë.