Përplasje politike rreth zjarrit në Qendrën Tregtare “Global” në Strumicë

Prokuroria e Strumicës inspektoi qendrën e djegur tregtare “Global”. Ata u shoqëruan nga eksertë të kriminalistikës nga MPB-ja dhe policia e Strumicës. Prokuroria thirri edhe ekspertë shtesë, për zjarre, eksplozivë dhe për elektrikë, për ta përcaktuar shkakun e zjarrit, njoftuan nga prokuroria. Objektin e vlerësuan edhe ndërtimtarë dhe arkitektë. Dëmi material në “Global” është i madh, ndërsa shumën e saktë do ta thonë kompetentë financiarë që gjithashtu kanë bërë verifikime.

Marketing

Prokurori publikë lëshoi urdhër për marrjen e gjurmëve nga vendi i ngjarjes dhe ekspertizën e tyre të mëtejshme, si dhe sigurimin e video materialeve dhe resiverëve nga video kamerat e vendosura në qendrën tregtare. Janë lëshuar urdhra edhe për kryerjen e kontrolleve operacionale dhe mbledhjen e informacioneve nga persona që kanë njohuri në lidhje me ndodhjen e zjarrit – njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Deputeti i LSDM-së dhe ish kryetari i përkohshëm i Strumicës, Kostadin Kostadinov, i bëri thirrje kryetarit aktual të Komunës së Strumicës, Janevski të hapë një fond solidariteti për “Global”.

Mendoj se kështu qytetarët vërtetë do të ndjejnë se ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre të cilët në një periudhë kaq të rëndësishme në pandemi botërore, fatkeqësisht pësuan një krizë shtesë në qendrën tregtare” Global. Sigurisht që rekomandimet e mia nuk janë detyruese – tha Kostadin Kostadinov, deputet dhe zëdhënës i LSDM-së.

Sistemi kundër zjarrit nuk ka funksionuar. Opozita kërkon përgjegjësi.

Kush do të mbajë përgjegjësi sepse zjarr i tillë mund të kishte ndodhur në një ditë pune, me plot njerëz në qendrën tregtare dhe të kishte viktima në njerëz, vetëm se sistemi kundër zjarrit nuk ka funksionuar, gjegjësisht është joadekuat me atë që përdorimin zjarrfikësit – tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO – DPMNE.

Zjarri në “Global” në Strumicë shpërtheu para dy ditëve ndërsa në shuarjen e tij u angazhuan 61 zjarrfikës për më shumë se pesë orë. Zjarri shpërtheu në pjesën ku dërgohen mallrat dhe më pas u përhap edhe në pjesë tjera. “Global” në opinion është i njohur për pretendimet për parregullsi gjatë ndërtimit. Kryeministri aktual Zaev, si kryetari i atëhershëm i Strumicës në vitin 2008 kur Nikolla Gruevski ishte në pushtet, ishte në paraburgim, por më pas ai u fal nga presidenti i atëhershëm Branko Crvenkovski. Në vitin 2011, Gjykata Administrative dhe Supreme vendosën që qendra tregtare “Global” ishte ndërtuar në mënyrë të ligjshme.

Marketing