Përse Barcelona nuk do të luajë asnjë ndeshje në shtëpi sezonin e ardhshëm

Përse Barcelona nuk do të luajë asnjë ndeshje në shtëpi sezonin e ardhshëm
Teksa këtë vit ndodhet në vendin e parë, e shkëputur bindshëm nga rivalët e përjetshëm të Madrid, Barcelona do ta ketë sezonin e ardhshëm tepër sfidues.

Marketing

Kjo për arsye sepse blaugranat nuk do të luajnë në “Camp Nou” pasi stadiumi do të nisë procesin e rikonstruksionit.

Sipas mediave spanjolle, Barca largohen për herë të parë pas 60 vitesh nga shtëpia e saj për të gjetur strehim në stadiumin e Montjuic.

Një ditë më parë bordi i hapi rrugë zbatimit të projektit 1.5 miliardë euro, i cili financohet nga fondet e investimeve amerikane Goldman Sachs dhe JP Morgan.

Për sezonin 2023-24, Barça do të quajë shtëpinë Estadi Lluis Companys, një stadium me 55,000 vende që ndodhet në kodrën më të madhe në jugperëndim të qytetit të Barcelonës, në Montjuic.

Marketing