Përse Ri infektohemi? – Çfarë ndodh me efektin mbrojtës të vaksinave

Numri i njerëzve që megjithë vaksinimin po infektohen me Covid-19 po rritet. A do të thotë infektimi i personave të vaksinuar, se vaksina nuk ka më efekt? Një verifikim faktesh nga DW

Marketing

Infektime në qendrën e kujdesit për të moshuarit: 15 të infektuar, dy të vdekur: Janë tituj të tillë në media që e rrisin pasigurinë dhe frikën mes njerëzve në lidhje me vaksinën. Vaksina pra nuk është aq e efektshme sa mendohej?

Si humbje e mbrojtjes nga vaksina konsiderohen rastet e infektimeve tek njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar dhe megjithatë sëmuren e tregojnë simptomat e Covid-19. Sipas Institutit Robert Koch, në Gjermani nga 1 shkurti i këtij viti janë regjistruar 117.763 të humbjes së mbrojtjes, megjithë vaksinimin (regjistrimi deri në 28.10.2021), rastet, kur personat e infektuar megjithë vaksinimin nuk kanë pasur simptoma nuk janë regjistruar.

Dështim i vaksinës?
Jo. Pretendimi që përhapet shpejt në rrjetet sociale, se vaksina nuk vepron është i gabuar. E drejtë është të thuhet, se deri më tani asnjë nga vaksinat nuk ofron mbrojtje 100%. Sipas studimit të autoritetit shëndetësor amerikan, CDC mbrojtja prej vaksinës varion nga 85%-95%. Në Gjermani efektiviteti i vaksinës sipas llogaritjeve të RKI për moshën 18-59 vjeç në 9 muajt e fundit ka qenë në 83%. Për moshën mbi 60 vjeç ky efekt mbrojtës është deri 81%.

Në katër javët e fundit mbrojtja nga infektimi është ulur. Sipas RKI efektiviteti i vaksinës për moshën 18-59 vjeç ka rënë në 75%, për moshën mbi 60 vjeç bë 73%. Një nga arsyet për këtë varianti më ngjitës i virusit, Delta.

Por efektiviteti i vaksinës varet edhe nga faktori kohë.

“Nuk ka ende persona, që janë të vaksinuar prej më shumë se 1 viti. Prandaj nuk mund të themi me saktësi, se sa zgjat mbrojtja prej vaksinës”, thotë Christine Falk, presidente e Shoqatës Gjermane të Imunologjisë, DGfI në bisedë me Deutsche Wellen. Megjithatë e dimë, se pas 6 -9 muaj niveli i antitrupave bie. “Kjo nuk do të më shqetësonte, nëse nuk do të kishim variantin Delta të virusit Corona që është më ngjitës se të tjerët”, thotë Falk.

Imunologja që punon në Institutin për Imunologjinë Transplantive të Fakultetit të Lartë të Mjekësisë në Hanover thekson, se “nëse mbrojtja imutare me antitrupa kundër proteinës Spike të virusit nuk është më si “një 1″, atëherë virusi mund ta depërtojë këtë vijë mbrojtëse dhe të hyjë në qeliza, në hapësirën e fytit dhe hundës e të shkaktojë infektimin”.

Megjithatë, edhe nëse mbrojtja nga infektimi zbehet me kalimin e kohës mbetet mbrojtja nga sëmundja në formë të rëndë.

Sipas studimit të CDC-së, të vaksinuarit “janë 8 herë më pak të rrezikuar të infektohen dhe 25 herë më pak të rrezikuar të trajtohen në spital apo të vdesin.”

Edhe raporti i fundit i RKI-së e konfirmon këtë. Vetëm 0,55% e 117.763 rasteve të infektimeve tek të vaksinuarit duhet të trajtoheshin intensivisht në spital. Mbrojtja nga trajtimi intensiv prek 94%, 92% për moshën mbi 60 vjeç

Marketing