Ballina Lajme Botë Përshkallëzohet situata në Ukrainë, të vrarë e të plagosur

Përshkallëzohet situata në Ukrainë, të vrarë e të plagosur

Territoret lindore separatiste të Ukrainës, të mbështetura nga Rusia, kanë urdhëruar mobilizim ushtarak në kohën kur duket se luftimet po përshkallëzohen.

Marketing

Edhe monitoruesit ndërkombëtarë raportojnë për një “rritje dramatike” të sulmeve përgjatë vijës që ndan forcat rebele dhe qeveritare.

Dy ushtarë ukrainas u vranë dhe katër u plagosën nga bombardimet të shtunën, vdekjet e para që raportohen në javë.

Meshkujt që janë në moshë për të luftuar në republikat e vetëshpallura popullore të Donetsk dhe Luhansk janë vënë në gatishmëri.

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se është i bindur se Rusia do të pushtojë Ukrainën, një akuzë që Moska e mohon. Vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë se po përpiqet të organizojë një krizë të rreme në rajonet lindore si një pretekst për të pushtuar Ukrainën.

Në qytetin gjerman të Mynihut, nënpresidentja e SHBA Kamala Harris tha në një konferencë sigurie se nëse Rusia do të pushtonte, SHBA dhe aleatët e saj do të impononin një “kosto ekonomike të rëndësishme dhe të paprecedentë”, ndaj saj.

Exit mobile version