Mbrëmë gjatë ndeshjes në mes të Portugalisë dhe Uruguait një burrë hyri në fushë me një flamur që mbante me vete tre mesazhe.
Ai kishte një flamur ylber që përfaqëson kominitetin LGBTI dhe në pjesën e përparme të bluzës së tij Superman shkruhej “Save Ukraine” dhe në anën e pasme “Respekt për gruan iraniane”.
Siç raportojnë disa media italiane, ka qenë Mario Ferri. Italiani është 35 vjeç dhe ka luajtur futboll të nivelit të lartë për klube në vendlindjen e tij, Indi dhe Jordani.
Më parë këtë sezon, Ferri luajti për Tre Fiori të San Marinos në kualifikueset e Europa Conference League.
Ai tani luan për klubin italian të klasit të ulët ASD Castel di Sangro.