Ballina Aktuale Pesë finalistët zyrtarë të edicionit të parë të BBVK-së (VIDEO)

Pesë finalistët zyrtarë të edicionit të parë të BBVK-së (VIDEO)

“Vëllai i Madh” ka shpalosur listën zyrtare të pesë konkurrentëve finalistë të edicionit të parë të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova.

Marketing

Me anë të një njoftimi që iu komunikua banorëve në një atmosferë mbresëlënëse në oborrin e shtëpisë, u bë e ditur se: Xhuli, Stresi, Vedati, Artani dhe Mbresa janë finalistët e këtij sezoni të parë.

Të pesë konkurrentët i janë gëzuar pafund lajmit nga “Vëllai i Madh” si dhe mesazhin që iu dedikua posaçërisht atyre, derisa nuk munguan as përqafimet dhe fishekzjarrët e muzika në sfond, që e bënë atë moment edhe më voluminoz e emocionues.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Marketing
Exit mobile version