Pesë mënyrat për ta shmangur ftohjen dhe gripin

Ftohjet e zakonshme, gripi dhe infeksionet e tjera të frymëmarrjes janë në rritje të vazhdueshme.

Marketing

Mos kini frikë, me këto këshilla kryesore ju mund të ndihmoni në luftimin e simptomave të ftohjes dhe gripit dhe të ndihmoni në fillimin e sistemit tuaj imunitar.

Megjithatë, si t’i shmangemi ftohjeve dhe gripit? Për ta arritur këtë, ndiqni këshillat e mëposhtme.

Largohuni nga njerëzit që teshtijnë

Padyshim që nuk doni të dukeni të vrazhdë, por teshtima mund të përfshijë një ambient prej 20 metrave! Nëse një i panjohur afër teje fillon të tregoj shenja të gripit, largohuni pak dhe ndërroni ulësen. Gjithë çka ju duhet të thoni është “Më falni- unë shumë shpejt marr gripin”

Sigurohuni që ju nuk jeni keqbërësi! Kur mendoni se jeni gati të teshtini, mbulohuni me bërryl. Nëse do t’i përdorni duart gjithë ditën ju nuk do të donit që t’i shpërndani mikrobet në dorezën e derës ose tastierën e kompjuterit tuaj, transmeton Telegrafi.

Mbani pastërtinë

Nuk është nevoja që ju të keni shumë frikë nga mikrobet. Por, nëse ju vazhdimisht prekni gjëra siç janë doreza e derës, atëherë ka kuptim pse shumica e familjes janë të sëmurë.

Gjithashtu, ju e dini që është shumë esenciale t’i pastroni duart shpesh. Sapuni i zakonshëm dhe uji i nxehtë do t’i mbysin mikrobet, vetëm sigurohuni që do t’i shpërlani mirë duart. Dhe mos ndaloni së pastruari ato edhe nëse tashmë jeni i sëmurë. Duke i pastruar duart tuaja rregullisht, ju zvogëloni dhe e parandaloni gripin.

Hani një lugë me mjaltë

Mjalti besohet se është antibakterial, është i trashë dhe zbutë skuqjet në fyt.

Mos përdorin tableta antibakteriale

Të ftohtit dhe gripi vijnë si pasojë e viruseve dhe jo e baktereve. Kjo do të thotë se antibiotikët të cilët mbysin baktere janë të panevojshme për të ftohtin. Mos kërkoni nga doktori një recetë të tillë. Çka ju nevojitet të dini më shumë? Antibiotikët kanë efekte anësore. Ata mund t’i mbysin bakteret e mira në trupin tuaj, të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe gjërave tjerat të rëndësishme, siç janë mbrojtjet nga infeksionet në vagjinë.

Kur jeni të sëmurë anashkaloni ushtrimet

Ju ndoshta do të ndiheni pak më mirë nëse bëni ca ushtrime të lehta ose mendoni të bëni ca joga për ta rritur qarkullimin e gjakut në trup. Por nëse jeni duke pasur një betejë të vështirë me të ftohtin dhe gripin, nuk është koha perfekte për ushtrime. Trupi juaj ka nevojë për të ruajtur energji në mënyrë që t’i largojë viruset.