Pesë raste të reja të prekur nga fruthi

Pesë raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë 24 orëshit të kaluar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup. Thuajse çdo ditë në këtë Klinikë paraqiten pesë deri dhjetë raste me simptome të fruthit. Deri më sot numri i të hospitalizuarve ka arritur në rreth 30, ndërkaq edhe procesi i vaksinimit po rrjedh me dinamikë të mirë në qendrat vaksinale.

Marketing

“Fëmijët të cilët kanë formë më të rëndë të komplikimeve, dmth ndezje serioze të mushkërive të bardha ende janë në gjendje të rëndë por stabile. Vaksinimi po shkon me dinamikë të mirë, rreth 50% e numrit të përgjithshëm të fëmijëve të pa vaksinuar, tanimë kanë pranuar këtë vaksinë. Vaksinimi ende vazhdon poashtu dhe trendi që prindërit t’i vaksinojnë fëmijët vazhdon”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Marketing