Pesë shqiptarë kapen duke punuar “pa letra” në Zvicër

Pesë shqiptarë, tre nga Kosova dhe dy nga Shqipëria janë kapur duke punuar “pa letra” në Zvicrës.

Marketing

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në një kantier ndërtimi në Rorschach të St.Gallen.

Autoritetet zvicerane “zbarkuan” në kantierin e ndërtimit rreth orës 8:00.

Ata i kontrolluan të gjithë të pranishmit, ku gjashtë prej tyre (tre kosovarë, dy nga Shqipëria dhe një nga Bosnja e Hercegovina) nuk i patën lejet e punës.

Personat në fjalë u arrestuan nga policia kantonale e St.Gallenit.

Punëtorët që punon “në të zezën” nga mosha 25 deri në 52 vjeç, do të raportohen tek prokurori publik i kantonit St.Gallen.

Masat ndaj tyre do të shqyrtohen në përputhje me ligjin për të huajt, edhe nga zyra përgjegjëse e migracionit, shkruan faqja e kantonit St Gallen, përcjell Klankosova.tv

Po ashtu, u kontrolluan edhe katër shtetas bullgarë të cilët nuk ishin regjistruar siç duhet në procedurën e regjistrimit.

Punëdhënësit e tyre po ashtu raportohen në zyrën e prokurorit publik të kantonit St.Gallen.

Gjatë kontrollimit, ishin angazhuar disa punonjës të policisë së kantonit St.Gallen dhe një punonjës i Zyrës për Ekonomi dhe Punë të këtij kantoni/

Marketing