Pesë të vrarë në Mal të Zi pas një përleshje që nisi në një tavernë

Screenshot

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vrarë në qytetin e Cetinjes në Mal të Zi, siç raporton media malazeze “Vijesti”.

Marketing

Siç raporton ky medium të shtënave i ka paraprirë një konfrontim fizik në një tavernë në këtë qytet.

Më tej, “Vijesti” thotë se bazuar në burimet e saj, numri i viktimave mund të jetë akoma më i madh, teksa policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Marketing