Pesëshja në Beograd/Vuçiç: Ishte i vështirë! Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas takimit me 5 të dërguarit ndërkombëtar të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Marketing

Presidenti serb e ka cilësuar një takim të vështirë, ndërsa është shprehur më tej se pret të zhvilloj takime të tjera në Bruksel.

“Takimi i vështirë me pesëshen. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim”, shkruan Vuçiç.

Kujtojmë se sot Vuçiç është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, nga Gjermania, Jens Plotner dhe nga Italia, Alessandro Cattaneo.

Marketing