Peshëngritja shqiptare merr medalje në Kupën e Mesdheut

Peshëngritja shqiptare po vijon në garat kualifikuese për Lojërat Olimpike. Briken Çalja e ka të sigurt një vend në Tokio 2020, ndërsa po vijojnë ta kërkojnë Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli.

Marketing

Të dy arritën të ngjiten në podium në Kupën Mesdhetare që po zhvillohet në San Marino. Qerimaj u rendit i pari duke vendosur edhe rekord mesdhetar në peshë deri 81 kilogramë, duke ngritur 346 kilogramë në dygarësh. Në podium u ngjit edhe Krenar Shoraj me 3 medalje argjendi për peshën deri 89 kilogramë.

Për Briken Çaljen pati 1 medalje argjendi dhe 2 bronzi. Peshëngritësit shqiptarë do të marrin pjesë edhe në të tjerë aktivitete kualifikuese para Tokio 2020.

Marketing