Ballina Lajme Maqedoni Peticion për të rikthyer dënimin me vdekje

Peticion për të rikthyer dënimin me vdekje

Një peticion po shpërndahet në rrjetet sociale me titull Dënim me vdekje për vrasësit e Vanjës dhe thirrjet nga të gjitha anët për përgjegjësi dhe dënime maksimale nuk shuhen.

Marketing

Qytetarët nuk reshtin së kërkuari drejtësi dhe thonë se burgimi i përjetshëm për autorët është një dënim shumë i vogël dhe ndaj kërkojnë që vrasësit e Vanjas të marrin dënimin me vdekje.

Vanja Gjorçevska në moshën 14-vjeçare u gjet e vdekur, pasi paraprakisht ishte rrëmbyer dhe ekzekutuar. Për vrasjen e saj akuzohen pesë persona, në mesin e të cilëve edhe babai i saj, i cili dyshohet se ka dhënë informacione për lëvizjet e të bijës. I dyshuari kryesor është Ljupço Palçevski – Palço, një person publik i cili gjendet në arrati.

Exit mobile version