Ballina Lajme Maqedoni Peticioni kundër Vankovskës arriti në Ministrinë e Arsimit

Peticioni kundër Vankovskës arriti në Ministrinë e Arsimit

Aktivisti nga Kumanova Valon Elezi ka dorëzuar në Ministrinë e Arsimit në Shkup peticionin me 1800 firma kundër profesoreshës maqedonase Biljana Vankovska, e cila në ditën e tragjedisë së Llaskarcës ku humbën jetën 15 persona kishte bërë një koment skandaloz në rrjetet sociale.

Marketing

Elezi kërkon nga ministri i Arsimit Arbër Ademi që të rishikojë rastin dhe të veprojë në bazë të kompetencave të tij në lidhje profesoren Biljana Vankovska.

Në rrjetet sociale ka pasur shumë reagime kundër profesores me bindje anti-shqiptare dhe është kërkuar largimi i saj nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, ku ajo ligjëron./Lajm/

Exit mobile version