Kryeministri bullgar, Kiril Petkov ka premtuar “sulm brutal diplomatik ndaj të gjithë politikanëve bullgarë nga diplomatë të huaj në Sofje”. Sipas tij, më aktivë do të jenë diplomatët francezë, gjermanë dhe amerikanë”, shkruan “BGNES”.
“Shqetësuese është dhe heshtja e presidentit Rumen Radev, i cili para një muaji e falënderoi presidentin Macron për përpjekjet e tij”, tha Petkov.
Petkov në Kuvend do të dorëzojë propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE.
Petkov u mburr se “është i njohur në detaje me skemën se si do të ndodhë e gjithë kjo”:
“Të enjten (sot, 16 qershor) do të dërgohet zyrtarisht në të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe unë personalisht do ta dërgoj nesër në Kuvend. Personalisht, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz qëndrojnë fort pas meje”, tha Petkov.
Dje, në fillim të takimit të Këshillit të Ministrave, Petkov e ka lexuar kërkesën e tij, e cila është pranuar menjëherë dhe e cila parashikon “Propozimi i Presidencës franceze duhet të dërgohet menjëherë në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme”.