Petkov: Kovaçevski të pranojë propozimin francez

Kryeministri bullgar Kirill Petkov ka ftuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski të tregojë guxim dhe të pranojë propozimin francez, siç thot ai qoftë edhe me çmimin e rënies së Qeverisë, siç i ka ndodhur atij në Sofje.

Marketing

“E di se rreziku për rënien e qeverisë është i madh. Si politikan duhet të sjellësh vendim se cili është roli im? A është roli im stabiliteti? Ose roli im është ta drejtoj kombin dhe të bëj hap përpara? Mendoj se ky është vendimi kurse Dimitar Kovaçevski duhet ta bëjë atë tani. Të jem në vendin e tij, aspak nuk do ta mendoja dy herë. Nëse futesh në histori për hapjen e dyerve të BE-së për vendin, mendoj se është një rezultat i mirë për një kryeministër.”, tha Petkov gjatë Samitit të BE-së për median e Brukselit “Politiko”.

Kryeministri Kovaçevski në Bruksel tha se propozimi francez, në formën siç është, nuk është i pranueshëm për vendin. Megjithatë, presidenti Francez Emanuel Makron ka dekalruar se do të vazhdojë të punojë me të dy palët gjatë ditëve të ardhshme. Madje presidenti francez paralajmëron mundësinë e ecjes përpara me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që javën e ardhshme.

Marketing