Petkov: Njohim emrin e shkurtër Maqedonia e Veriut

Vizita e kryeministrit bullgar në Shkup, Petkov, u shoqërua me pajtimin e Sofjes për të njohur shkurtesën e emrit Maqedonia e Veriut, njëjtë më atë të gjatë – Republika e Maqedonisë së Veriut. Po ashtu Petkov tha se tani e tutje do të angazhohen për një dialog të ri dhe më konstruktiv në zgjidhjen e mospajtimeve.

Marketing

“Atë që e arritëm sot dhe konfirmimi i pozicioneve tona është gjë reale dhe progres. Kjo është punë e përbashkët dhe prej tani e tutje do të kemi dialog të ri kontruktiv. Do të theksojmë të gjitha gjërat të cilat janë të përbashkëta dhe të cilat kanë mundësi të pasurojnë marrëdhënieve tona. Grupet e punës do të vënë theks në çështjet specifike të cilat duhet ti zgjidhim. Në përgjithësi, i mund t’ju siguroj me optimizmin e madh të sotëm për aktivitetet tona të përbashkëta dhe besoj se rezultatet do t’i shihni, do të vijnë çdo javë dhe shpresojmë të kemi rezultat për kohë të shkurtër.”,- tha kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.

Marketing