Petkovska: Anëtarët e Këshillave Gjyqësore të japin dorëheqje kolektive

Ivana Petkovska nga koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” mbrëmë në emisionin “24 Otvoreno”, u shpreh se anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë duhet të japin dorëheqje kolektive dhe të ketë zgjedhje të reja.

Marketing

Ajo shtoi se koalicioni ka monitoruar në mënyrë aktive seancat e Këshillit Gjyqësor në vitet e kaluara dhe asnjëherë nuk janë hasur në një situatë si kjo aktuale.

Sipas saj, ligji nuk parashikon procedurë për shkarkimin e kryetarit të Këshillit, ndërsa anëtarët duhet ta ruajnë integritetin e tyre dhe të dorëhiqen, pa dallim nëse kanë votuar pro ose kundër shkarkimit të Vesna Damevës.

“Nuk e dimë se si do të përfundojë kjo situatë me Këshillin Gjyqësor, por shpresojmë që Këshilli Gjyqësor të marrë masat e duhura, pra anëtarët të ruajnë integritetin e tyre, pavarësisht atyre që kanë votuar pro apo kundër, të japin dorëheqjen në mënyrë që të kthejnë besimin te qytetarët, të zgjidhen anëtarët e rinj që duhet të përpiqen të zbatojnë reforma cilësore dhe të duhura”, u shpreh Petkovska.