Petkovski: Siljanovska është favorite te elektorati maqedonas, por Pendarovski ka mbështetjen e shqiptarëve

Kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski në emisionin e mbrëmshëm në Click Plus tha se Pendarovski e ka pasur at fat para pesë viteve por edhe sot që të ketë mbështetje të madhe nga shqiptarët. Sipas tij kundërkandidatja Gordana Siljanovska ka hendikep sepse ka ftohje dhe largësi nga elektorati shqiptar.

Marketing

“Në terren vendas mundet që Siljanovska të jetë favorite, flas për elektoratin maqedonas. Por mos e nënçmoni faktin se para pesë viteve Pendarovski në konto të LSDM-së solli 100 mijë vota”, tha Petkovski.

Sipas Petkovskit veprimi i parë i Siljanovskës që të shëtit në Ohër bashkë me Mickoskin dhe Ivanovin është tërësisht i gabuar.

Marketing