Petre Shilegov-njeri i fjalës, atë që e tha edhe e bëri!

Makedonka Ikonomova-Davçeva nga shoqata për ndihmën e pacientëve të sëmurë nga kanceri „Љубов сме – Jemi dashuri“, në Facebook ndau përvojën e saj me kryetarin aktual të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Marketing

Ikonomova-Davçeva thotë se kryetarin Shilegov e ka parë në një marsh të 8-Marsit, i është afruar me qëllim që t’i prezantohet në emër të një grupi qytetarësh për mbështetjen e pacientëve të sëmurë nga kanceri dhe t’i tregonte se kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje, gjë për të cilën Shilegov iu përgjigj se nuk ka problem dhe i tha ta kërkonte.

„Kaluan kohë, vite … I shkrova kur u asfaltua Qendra klinike. E dini rrugica para onkologjisë ishte e frikshme për të ecur për këmbësorët, e jo më për një të sëmurë në karrocë. Atë ditë isha në kontroll, pashë se po asfaltonin parkingun (vendi ku duhej të ndërtohej Qendra klinike). Ishte shumë afër onkologjisë. E fotografova rrugicën dhe ia dërgova me mesazh. Thashë ejani asfaltoni edhe këtu dhe vendosni një stol që të mos qëndrojmë në këmbë përderisa presim jashtë, të ketë vend ku të ulemi (kishte stola të vjetër). Për dy ditë më dërgoi fotografi se gjithçka është bërë“, sqaron Ikonomova-Davçeva.

Ndërkohë „Љубов сме – Jemi dashuri“ u regjistrua si shoqatë, dhe përsëri në takim me Shilegov, Ikonomova-Davçeva e ka sqaruar se pacientët që shkojnë në rrezatim janë çliruar nga pagimi i parkingut, por ka kërkuar që të çlirohen nga pagimi i parkingut edhe pacientët që shkojnë në hemoterapi.

„E dini një person merr hemoterapi disa ditë, dhe kur bën një llogari për ne ato janë shumë para. E thënë e bërë. Tani vetëm paraqet raportin dhe nuk paguan as kur shkon në rrezatim, as kur shkon në hemoterapi. Prej disa kohësh nga pagimi i parkingut janë çliruar edhe personat që dhurojnë gjak… edhe këtë e bëri. Mbeti premtimi që te stolat para onkologjisë të vendosë strehë për të na mbrojtur nga dielli, shiu … dhe shumë gjëra të tjera, të cilat mund të na i zgjidhin si qytet, për të na lehtësuar rrugën drejt shërimit … e pra ky është Petre.“, përfundon postimin e saj Ikonomova-Davçeva.


Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/makedonka.davceva1/posts/5529857197030056

Marketing