PFD edicioni i dytë/ Doko: Ofrojmë mundësi që të rinjtë të jenë pjesë e proceseve kyçe në vend

Në kuadër të shënimit të 22 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, për herë të dytë organizon Shkollën për liderë të rinj ”Peace Forum Dialogue” me mbi 80 pjesëmarës.

Marketing

Përmes ”Peace Forum Dialogue”, të rinjëve ju jepet mundësia të përfitojnë njohuri lidhur me funksionimin e sistemit politik në vend, zbatimin e politikave që rezultojnë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, avancimi i marrëdhënieve ndëretnike, menaxhimi i konflikteve, ndërtimi i paqes, kohezioni social, demokracia konsensuale, integrimi, ndërtimi i paqes dhe bashkëjetesës ndërmjet bashkësive etnike dhe integrimi i qytetarëve në jetën publike, sociale, ekonomike dhe kulturore.

Në ditën e parë kur dhe u bë hapja e ”Peace Forum Dialogue”, zëvendës ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Xhabir Doko theksoi se shkolla për liderë të rinj ofron mundësi të jashtëzakonshme për t’u pasuruar me njohuri të reja nga ekspertët më të mirë në vend dhe rajon.

“Faleminderit të gjithëve që aplikuat në thirrjen publike të Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, dhe keni mundësinë të jeni pjesë e edicionit të dytë të shkollës verore për liderë të rinj. Si një i ri që mban post publik jam i lumtur që vitet e fundit gjithnjë e më shumë të rinj po marrin mundësinë të jenë pjesë e proceseve kyçe në shoqëri, sepse besoj se të rinjtë kanë vizion, energji dhe potencial që mund të sjellë ndryshime pozitive dhe progres në të gjitha fushat. Prandaj ju inkurajoj që të jeni gjithmonë të hapur ndaj sfidave të reja dhe të jeni forca lëvizëse e shoqërisë sonë. Shkolla për liderë të rinj ofron mundësi të jashtëzakonshme për t’u pasuruar me njohuri të reja nga ekspertët më të mirë, por edhe për të krijuar njohje dhe miqësi të reja, ndërsa është veçanërisht e rëndësishme të theksohet se në mesin e pjesëmarrësve kemi përfaqësues nga disa bashkësitë etnike, që paraqet një realitet real dhe vlerë e shtuar. Kështu që besoj se do të keni një fundjavë të frytshme dhe argëtuese dhe ju uroj të gjithëve shumë suksese“, tha z. Doko në fjalën e tij para të pranishmëve.

Gjithashtu, qëllimi i Shkollës për Liderë të Rinj është përvetësimi i njohurive të reja dhe përsosja e aftësive drejtuese për mundësi dhe kontribut për të ardhmen, në zhvillimin pozitiv të shoqërisë.