Pikat kryesore CEE për muajin qershor

Front cover

Marketing

Title: Pikat kryesore për muajin qershor
Image: Breadth image showcasing studio line up and cohorts/categories and full colour logo.
Please use creative that is already signed off for launch on other markets.

Bottom of page copy: www.skyshowtime.com

Page 2 onwards

HEADER TITLE: Rreth SkyShowtime

Copy:
SkyShowtime sjell bashkë rrëfyesit dhe argëtimin më të mirë nga studiot më të suksesshme të botës. Me mijëra orë argëtim cilësor për të gjithë familjen, shërbimi do të sjellë përzgjedhjeje të gjerë të serialeve dhe filmave më të shumëpritur në botë.

HEADER TITLE: Shfaqen që nga qershori

SUB-HEADER: Premierat e serialeve

Title: Success (Uspjeh)
Sezoni: 1
Episodet: 8
Vetëm në SkyShowtime. Episodet 1- 2 që prej datës 2 qershor, me episode të reja çdo javë.
Copy:
“Success” është një serial dramatik me shumë shtresa, që ka në fokus personazhe të fuqishme, ku secili është vënë poshtë nga lufta e përditshme me jetën në qytet. Teksa pasojat e veprimeve të tyre në një natë vendimtare fillojnë të depërtojnë në çdo aspekt të jetës, këta njerëz të zakonshëm, me prejardhje të ndryshme, vendosin të kundërpërgjigjen. Ky serial është një himn i hidhur i qytetit të Zagrebit, që ofron një imazh të errët të mekanizmave të shoqërisë moderne, përmes historive të njerëzve të zakonshëm të shtyrë gjer në zgrip.
Është një histori universale, e shtresëzuar që zbulon ndjesitë e zhgënjimit, pafuqisë dhe pasivitetit në jetët e përditshme të njerëzve në rajon e më tej, përmes prizmit të dashurisë, punës, familjes, besnikërisë, pasigurisë dhe krimit.
————————————————————-
Title: Ruxx
Sezoni: 1
Episodet: 8
Vetëm në SkyShowtime. Episodet 1- 2 që prej datës 9 qershor, me episode të reja çdo javë.
Copy:
“Ruxx” është një dramë e marrëdhënieve moderne që shqyrton një brez të ri rumunësh që jetojnë në një vend të ngecur mes së shkuarës dhe së ardhmes. Përqendrohet në personazhin kryesor, Ruks (Raluca Aprodu). Ajo përpiqet të mbajë në ekuilibër karrierën e saj të lodhshme, ndërsa punon me një zhvillues të suksesshëm pronash dhe menaxhon të tjera përparësi në jetën e saj, duke mbështetur familjen dhe duke mbajtur një marrëdhënie në distancë me të dashurin e saj në SHBA. Ruksa është përpjekur të largohet nga Rumania për të vajtur në Los Anxhelos, por jeta komploton kundër saj dhe ajo e gjen veten në projektin më të madh të shefit të saj: fushata e zgjedhjeve të gruas së tij, për t’u bërë kryebashkiake e Bukureshtit.
——————————————-
Title: Star Trek: Strange New Worlds
Sezoni: 2
Episodet: 10
Vetëm në SkyShowtime. Episodi 1 që prej datës 16 qershor, me episode të reja çdo javë.
Copy:
“Star Trek: Strange New Worlds” flet për vitet kur kapiteni Kristofer Pajk drejtonte U.S.S. Enterprise. Seriali sjell të preferuarit e fansave: Enson Maunt në rolin e kapitenit Kristofer Pajk, Rebeka Romijn në rolin e Nambër Uan dhe Ithën Pek në rolin e kërkuesit shkencor Spok. Seriali ndjek kapitenin Pajk, kërkuesin shkencor Spok dhe Nambër Uan në vitet para se kapiteni Kërk të hipte në U.S.S. Enterprise, ndërsa eksplorojnë botë të reja përreth galaktikës.
——————————————————–
Title: Warszawianka
Sezoni: 1
Episodet: 11
Vetëm në SkyShowtime. Episodet 1- 3 që prej datës 19 qershor, me episode të reja çdo javë.
Copy:
Warszawianka është një serial dramë imagjinar polak, i cili flet për aventurat tragjikomike që kalon në Varshavë një 40 vjeçar legjendar nëpër qytet (Boris Siz). Është një personazh tejet kompleks, i papërgjegjshëm, një Don Zhuan me nam, e prapë mik i të gjithëve. Ai ndihet i torturuar dhe i është neveritur vetja, i zënë nën grackë nga prindërit e tij (Kristina Janda dhe Jerzi Skolimovski) dhe i prangosur nga kultura e koha kur është rritur. Me shpresë dhe ëndrra për të ardhmen, ai rrëmben zemrat Gjeneratës X me talentin e tij për të shkruar. Por nuk është rritur. Ndihet i dobët. Duke pasur gjithçka, që më pas e humbet, ai përpiqet t’i japë kuptim botës moderne të rrethuar nga personazhet më interesantë të qytetit.

SUB-HEADER: Serialet vijuese

Title: A Town Called Malice
Sezoni: 1
Episodet: 8
Episode të reja vetëm SkyShowtime çdo javë.
Copy:
Ky koktej dehës i thrillerit të krimit dhe sagës familjare në fillim të viteve ’80 ndjek Lordët, një familje ish-gangsterësh të Londrës së Jugut që kanë rënë në fund të zinxhirit ushqimor kriminal dhe nuk janë të lumtur për këtë gjë. Kur, pas një beteje bandash, ikin drejt Kosta del Solit në Spanjë, Lordët kuptojnë se kjo është një mundësi e artë për të rikrijuar veten dhe për të rimarrë lavdinë e tyre të mëparshme. Megjithatë, ata shpenzojnë po aq kohë duke luftuar me njëri-tjetrin, sa edhe kundër kundërshtarëve të tyre. Mirë se vini në Kosta del Crime!
——————————————-
Title: Czech it Out! (Spolu & hladoví)
Sezoni: 1
Episodet: 8
Episode të reja vetëm SkyShowtime çdo javë.
Copy:
I pasionuari i famshëm pas ushqimit, Lukash Hejlík, dhe vajza e tij adoleshente Klara Hejlíkova fillojnë një aventurë epike kulinare nëpër Çeki, për të zbuluar ushqimet, kulturën dhe argëtimin që ofron vendi i tyre. Duke vizituar vende me rëndësi gastronomike dhe historike, dyshja baba-bijë eksplorojnë vende unike ushqimi dhe fjetjeje në Moravi, Bohemi e më gjerë, ndërsa mësojnë më shumë për veten dhe njëri-tjetrin. Gjithçka e prezantuar në ditarin me ilustrime të udhëtimeve të Klarës, Czech It Out! fton vendasit e turistët të provojnë shijet e Republikës Çeke.
——————————————–
Title: Fatal Attraction
Sezoni: 1
Episodet: 10
Episode të reja vetëm SkyShowtime çdo javë.
Copy:
Një riimagjinim i thellë i thrillerit psiko-seksual klasik dhe modelit kulturor të viteve ’80, seriali i ri do të eksplorojë tërheqjen fatale dhe temat e përjetshme të martesës dhe tradhtisë përmes pikëpamjes së qëndrimeve moderne ndaj grave të forta, çrregullimeve të personalitetit dhe kontrollit detyrues. Me Xhoshua Xhekson në rolin e Dan Gallager dhe Lizi Kaplan në rolin e Aleks Forest.
———————————————–
Title: Grease: Rise of the Pink Ladies
Sezoni: 1
Episodet: 10
Episode të reja vetëm SkyShowtime çdo javë.
Copy:
Grease: Rise of the Pink Ladies me Mariza Davila në rolin e Xhejnit, Çejen Izabel Uells si Olivia, Ari Notartomazo si Sinthia, Trisha Fukuhara si Nensi, Shanel Bejlli si Hejzëll, Medizon Tompson si Suzana, Xhonatan Nivs si Riçi, Xhejzon Shmit si Badi, Maksuell Uitington-Kuper si Uolli dhe Xheki Hofman si zëvendës. drejtori MekGi. Seriali muzikor zhvillohet katër vjet përpara origjinalit Grease; në vitin 1954, përpara sundimit të rock ‘n’ roll, përpara se T-Birds të ishin më të këndshmet në shkollë, katër të përjashtuara e të mërzitura guxojnë të argëtohen sipas kushteve të tyre, duke ndezur një panik moral që do të ndryshojë përgjithmonë Rydell High.
————————————————-
Title: Hackerville
Sezoni: 1
Episodet: 6
Episode të reja vetëm SkyShowtime çdo javë.
Copy:
Kur gjurmohet një sulm piraterie në një bankë të madhe gjermane në Rumani, ekspertja e krimit kibernetik të BKA-së, Liza Metc (Ana Shumaher) dërgohet nga Frankfurti në Timishoara, qyteti i saj i lindjes, për të punuar me hetuesit vendas. Kur mbërrin në vendin nga i cili prindërit e saj ikën kur ishte fëmijë, Lizës i duket sa i njohur aq edhe i huaj. Për herë të parë në jetë, asaj i duhet të përballet edhe me të kaluarën e errët të familjes së saj.
———————————————–
Title: Law & Order Sezoni 22
Sezoni: 22
Episodet: 22
Episode të reja vetëm SkyShowtime çdo javë.
Copy:
Nga producenti dhe autori ekzekutiv legjendar, fitues i çmimit Emmy®, Dik Ullf, seriali origjinal Law & Order rikthehet për të vazhduar trashëgiminë e tij historike me një sezon krejtësisht të ri të rasteve në kohë të frymëzuar nga titujt më të bujshëm aktualë në rang botëror.
Me yje të rinj dhe kthimin e të preferuarve, drama ikonë, fituese e çmimit Emmy® rifillon qasjen e saj klasike dypjesëshe, duke ekzaminuar si policinë që heton krimin, ashtu edhe avokatët e distriktit që ndjekin penalisht fajtorët.
——————————————-

SUB-HEADER: Filma

Movie: Ticket to Paradise
Vetëm në SkyShowtime duke filluar nga data 6 qershor
Copy:
Fituesit e Academy Award® Xhorxh Kluni dhe Xhulia Roberts ribashkohen në ekranin e madh si dy ish-partnerë që e gjejnë veten në një mision të përbashkët për të ndaluar vajzën e tyre të çmuar që të bëjë të njëjtat gabime që kanë bërë edhe ata vetë dikur. Nga Working Title, Smokehouse Pictures dhe Red Om Films, Ticket to Paradise është një komedi romantike që bën fjalë për surprizën e ëmbël të mundësive të dyta.
——————————————
Movie: Halloween Ends
Vetëm në SkyShowtime duke filluar nga data 14 qershor.
Copy:
Beteja e vazhdueshme midis Louri Stroud (Xhejmi Li Kërtis) dhe të tmershmit Majkëll Majërs merr fund. Pas disa vitesh, vrasësi i çmendur i maskuar vazhdon t’i shmanget vdekjes, duke përndjekur Lourin dhe familjen e saj. Në këtë pjesë të tretë të sagës emocionuese që nisi me suksesin e bujshëm të {x1/}{g1}Halloween{/g1}{x2/} (2018), regjisori Dejvid Gordon Grin e mbyll trilogjinë e tij me një finale epike, që të lë pa frymë.
———————————————
Movie: Mrs. Harris Goes To Paris
Vetëm në SkyShowtime duke filluar nga data 19 qershor.
Copy:
Në bashkëpunim me House of Dior, Mrs. Harris Goes To Paris tregon historinë e një pastrueseje të ve në Londrën e viteve ’50, e cila bie marrëzisht në dashuri me një fustan nga Dior dhe vendos që duhet ta ketë një të tillë. Pas punës, skamjes dhe bixhozit për të mbledhur fondet për të ndjekur ëndrrën e saj, zonja Harris nis një aventurë në Paris, ku jo vetëm ndryshon pamjen e saj, por edhe vetë të ardhmen e House of Dior.

Marketing